KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vajza e Cindy Crawford fotografohet për herë të parë pas vdekjes së vëllait

Vajza e Cindy Crawford fotografohet për herë të parë pas vdekjes së vëllait

Modelja dhe aktorja, Kaia Gerber, është parë për herë të parë në publik në Los Angeles, rreth tri javë pas vdekjes së vëllait të saj të madh, Presley Gerber, në moshën 27-vjeçare.

Ajo u fotografua teksa po largohej nga palestra, në një nga paraqitjet e saj të rralla që nga humbja e tij.

Presley ndërroi jetë më 20 shtator në një qendër trajtimi për varësitë dhe problemet e shëndetit mendor.

Kaia

Autoritetet po hetojnë rrethanat e vdekjes, ndërsa dyshohet për mbidozë.

Ai kishte folur hapur për betejën me depresionin dhe varësinë, duke shpresuar se përvojat e tij do të ndihmonin edhe persona të tjerë.

Kaia

Ndërkohë, vetëm një muaj para vdekjes së tij, Kaia kishte rrëfyer në një intervistë për Vogue sa krenare ishte për përparimin e të vëllait dhe për mënyrën se si ai kishte ndihmuar familjen të fliste më hapur për problemet e shëndetit mendor.

Pavarësisht humbjes së rëndë, Kaia pritet të rikthehet në angazhimet e saj profesionale, pasi në fund të këtij viti planifikon të nisë xhirimet e filmit të ri “Bulls, ku do të luajë përkrah të dashurit të saj, aktorit Lewis Pullman. /Telegrafi/

Presley

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.