KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vajza e Bruce Willis bën test gjenetik pas diagnozës së të atit

Vajza e Bruce Willis bën test gjenetik pas diagnozës së të atit

Rumer Willis, vajza e madhe e aktorit Bruce Willis dhe aktores Demi Moore, ka vendosur t’i kushtojë më shumë vëmendje shëndetit të saj pas diagnozës së babait me demencë frontotemporale (FTD).

Rumer iu nënshtrua disa ekzaminimeve shëndetësore, përfshirë edhe një test gjenetik APOE, i cili mund të tregojë faktorë gjenetikë që lidhen me rrezikun për zhvillimin e Alzheimerit.

Ajo tha se dëshiron të ketë sa më shumë informacion për shëndetin e saj, veçanërisht për shkak të historisë familjare.

Rumer

Duke folur për rezultatet, Rumer tregoi se vlerësimi i saj ishte 3-4, një rezultat që ajo e përshkroi si relativisht mesatar.

Sipas saj, kjo tregon se ekziston një rrezik i caktuar, por nuk është diçka alarmante.

Aktorja theksoi se informacioni mbi shëndetin i jep një ndjenjë më të madhe kontrolli dhe mund ta ndihmojë të marrë vendime më të informuara për të ardhmen, duke u fokusuar te shëndeti i zemrës, reduktimi i inflamacionit dhe kujdesi i përgjithshëm ndaj organizmit.

Rumer dhe Bruce

Rumer foli gjithashtu me shumë emocion për babanë e saj dhe mënyrën se si po përballet me sëmundjen e tij.

Pranoi se i mungon “një version tjetër i tij”, duke iu referuar Bruce Willis para se sëmundja të ndikonte ndjeshëm në jetën e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.