KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht” nëse SHBA-të bombardojnë termocentralet

Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht” nëse SHBA-të bombardojnë termocentralet

Forcat e Armatosura të Iranit kanë deklaruar se janë gati të mbyllin Ngushticën e Hormuzit për një kohë të pacaktuar nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump kryen një kërcënim për të bombarduar termocentralet e Iranit.

Deklarata e saj e së dielës është paralajmërimi i fundit nga Teherani për hakmarrje për çdo sulm ndaj industrisë së energjisë së vendit, transmeton Telegrafi.

Trump tha të shtunën se do të urdhëronte bombardimin e një infrastrukture të tillë, nëse Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapej plotësisht për transportin detar brenda 48 orëve.

Ushtria e Iranit u përgjigj të dielën se nëse kërcënimet e SHBA-së në lidhje me termocentralet e Iranit zbatohen, Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet plotësisht dhe nuk do të rihapet derisa të rindërtohen termocentralet e shkatërruara.

Ajo tha gjithashtu se do të jetë në shënjestër e gjithë infrastruktura izraelite e energjisë dhe komunikimit, si dhe “kompanitë e ngjashme në rajon me aksionarë amerikanë”.

“Objektet e energjisë të vendeve rajonale që strehojnë baza amerikane do të jenë objektiva legjitime për ne”, shtoi selia ushtarake.

Më herët, kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, tha në një postim në X se infrastruktura kritike dhe objektet energjetike në Lindjen e Mesme mund të “shkatërrohen në mënyrë të pakthyeshme” nëse shënjestrohen termocentralet iraniane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.