KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave në Kosovë, ndryshon përbërja e forcave në lindje të vendit

Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave në Kosovë, ndryshon përbërja e forcave në lindje të vendit

Komanda Rajonale-Lindje e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur kolonelin Jabari M. Miller gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës, ndërsa forcat amerikane nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe Divizioni i 1-rë i Këmbësorisë kanë marrë përsipër misionin.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e Ushtrisë Amerikan në Europë dhe Afrikë, ky ndryshim shënon kalimin nga Ekipi Luftarak i Brigadës së 53-të të Këmbësorisë te forcat e angazhuara drejtpërdrejt për teatrin e operacioneve.

Ky tranzicion paraqitet si pjesë e përshtatjes me konceptin e ri të NATO-s, të quajtur NATO 3.0, në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, përkrah aleatëve të Aleancës.

Njoftimi thekson vazhdimin e angazhimit të ushtrisë amerikane në kuadër të KFOR-it, misionit të NATO-s që kontribuon në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë.

Ruajtja e paqes dhe stabilitetit përkrahaleatëve të NATO-s në Kosovë

“Gjatë një ceremonie të ndërrimit të komandës,Komanda Rajonale-Lindje mirëpriti kolonelinJabari M.Miller, ndërsa forcat e vëna nëdispozicion të teatrit të operacioneve ngaRegjimenti i 2-të i Kalorësisëdhe Divizioni i1-rë i Këmbësorisë morën përsipër misionin.Ky kalim nga Ekipi Luftarak i Brigadës së53-të të Këmbësorisë shënon kalimin te forcat evëna në dispozicion të teatrit të operacioneve,nëpërputhje me kalimin drejt NATO-s 3.0”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.