KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Unioni i Turizmit: Licencimi i udhërrëfyesve rrit standardet në sektorin e turizmit

Unioni i Turizmit: Licencimi i udhërrëfyesve rrit standardet në sektorin e turizmit

Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) ka përshëndetur ndarjen e licencave për udhërrëfyesit turistikë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit dhe standardizimit të sektorit të turizmit në Republikën e Kosovës.

Përmes një reagimi publik, UTK bëri të ditur se ceremonia e ndarjes së licencave, e mbajtur sot, shënon fillimin e një faze të re për zhvillimin e turizmit në vend.

Unioni ka përgëzuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për realizimin e këtij procesi, duke theksuar se licencimi i udhërrëfyesve ka qenë një nga kërkesat e vazhdueshme të këtij organizimi prej shumë vitesh.

Sipas UTK-së, licencimi krijon bazën për rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike, garanton standarde profesionale dhe forcon zbatimin e legjislacionit në këtë fushë. Po ashtu, vlerësohet se ky proces do të ndihmojë në prezantimin e saktë dhe profesional të historisë, kulturës, trashëgimisë dhe vlerave të Kosovës para vizitorëve vendas dhe ndërkombëtarë, duke shmangur keqinterpretimet dhe paraqitjet e pasakta që, sipas Unionit, kanë ndodhur në raste të caktuara në të kaluarën.

Në fund, Unioni i Turizmit të Kosovës u ka uruar suksese të gjithë udhërrëfyesve që kanë marrë licencat, duke shprehur besimin se ata do të kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.