KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Unë jam i mjaftueshëm sepse Zoti më krijoi”, Britney Spears ndan citatin e Bieberit

“Unë jam i mjaftueshëm sepse Zoti më krijoi”, Britney Spears ndan citatin e Bieberit

Britney Spears ka tërhequr vëmendjen me një postim të pazakontë në Instagram, ku ka publikuar një citat të Justin Bieberit lidhur me vlerën personale.

Këngëtarja 44-vjeçare postoi një fotografi të Bieberit dhe e etiketoi atë, ndërsa mbi imazh ishte vendosur një citat me tekst të kuq: “Vlera ime nuk bazohet në atë që kam bërë, atë që kam, atë që njoh apo atë që thonë njerëzit për mua. Unë jam i mjaftueshëm sepse Zoti më krijoi. – Justin Bieber”.

Spears nuk dha asnjë shpjegim tjetër për postimin, përveç etiketimit të Justin Bieberit.

Reagimi i saj vjen pasi ajo së fundmi kishte folur publikisht për “dëmin” që, sipas saj, i kishte shkaktuar periudha 13-vjeçare nën kujdestari ligjore.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ka reaguar për Bieberin, pasi edhe në shtator të vitit 2025 kishte bërë një postim për të në rrjetet sociale. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.