KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ulet papunësia për 2.4% në nivel vjetor në Maqedoni

Ulet papunësia për 2.4% në nivel vjetor në Maqedoni

Numri i personave të papunë në tremujorin e tretë të vitit 2026 arriti në 89.593, një rënie prej 0,5 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe një rënie prej 2,4 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, popullsia aktive arriti në 797.775 persona, prej të cilëve 708.182 janë të punësuar, ndërsa 89.593 janë persona të papunë.

Shkalla e aktivitetit arriti 52,4 për qind, shkalla e punësimit është 46,5 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë arriti 11,2 për qind.
Numri i personave të punësuar u rrit prej 0,4 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025. Nga numri i përgjithshëm i personave të punësuar, 57,6 për qind janë meshkuj, ndërsa 42,4 për qind janë gra.

Në strukturën e personave të papunë, burrat përbëjnë 62,1 për qind, dhe gratë 37,9 për qind.

Në tremujorin e tretë të vitit 2026, numri i personave të punësuar në sektorin joformal arrin në 103.177 persona, që paraqet një rritje prej 2,1 për qind krahasuar me tremujorin paraprak.

Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i shtimit të numrit të të punësuarve në sektorin joformal në veprimtarinë e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, ku janë evidentuar 58.213 persona, ose 56,4% e punësimit të përgjithshëm joformal. Në sektorin e ndërtimtarisë janë të përqendruar edhe 16% të të punësuarve në sektorin joformal.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.