KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ulet ndjeshëm çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni

Ulet ndjeshëm çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht5,81 % në raport me vendimin e datës 4.8.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 4,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 8,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 6,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,881 den/kg dhe do të jetë 43,538 den/kg.

Nga data 11.8.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 87,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 89,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 91,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 92,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 43,538 (denarë/kilogram)
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.