KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ukrainasit rikthyen kontrollin në një gadishull me rëndësi strategjike

Ukrainasit rikthyen kontrollin në një gadishull me rëndësi strategjike

Forcat speciale ukrainase kanë ndërmarrë një operacion zbarkimi dhe kanë marrë nën kontroll një gadishull me rëndësi strategjike në jug të Ukrainës.

Bëhet fjalë për gadishullin Kinburn, një zonë që ndodhet në grykëderdhjen e lumit Dnipro në Detin e Zi dhe që ka rëndësi të madhe ushtarake për shkak të pozicionit të tij.

Kontrolli mbi këtë territor i jep mundësi palës që e zotëron të mbikëqyrë rrugët detare dhe qasjen drejt porteve të rëndësishme ukrainase.

Sipas raportimeve, operacioni është mbajtur i fshehtë për disa ditë, ndërsa më pas u publikuan pamje që pretendohet se tregojnë zbarkimin e njësive ukrainase në zonë.

Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se marrja e kontrollit mbi gadishullin Kinburn do të kishte rëndësi strategjike, pasi do të krijonte presion mbi pozicionet ruse në bregun lindor të Dnipros dhe do të ndikonte në kontrollin e hapësirës detare në Detin e Zi.

Palët në konflikt kanë dhënë versione të ndryshme për zhvillimet në këtë zonë, ndërsa luftimet për territoret strategjike në jug të Ukrainës vazhdojnë.

Në pamjet e publikuara, forcat ukrainase shfaqen gjatë operacionit, ndërsa mesazhi i tyre ndaj forcave ruse ishte: “u kujtojmë pushtuesve kush është zot”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.