KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ukraina pretendon se ka fundosur një anije luftarake ruse në një port të Libisë

Ukraina pretendon se ka fundosur një anije luftarake ruse në një port të Libisë

Ukraina pretendon se ka kryer një sulm me dronë detarë ndaj një anijeje luftarake ruse në portin e Bengazit, në Libi, duke e fundosur atë. Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se operacioni u zhvillua të dielën.

Sipas autoriteteve që kontrollojnë Libinë lindore, një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit në bazën detare të Bengazit, ndërsa anija ruse po qëndronte në port për furnizim me karburant dhe pajisje, përpara kthimit drejt Rusisë, raporton BBC, transmeton IndeksOnline.

Zelensky deklaroi se në operacion u përdorën shtatë dronë detarë, të cilët kishin në shënjestër korvetën ruse Merkury, një prej anijeve më të reja të flotës detare ruse. Sipas tij, gjatë sulmit u shkatërrua edhe një helikopter luftarak i tipit Ka-27.

Presidenti ukrainas bëri të ditur gjithashtu se një tjetër anije ruse, transportuesja e kontejnerëve MV ANGARA, ishte goditur gjatë të njëjtit operacion. Sipas pretendimeve të Kievit, kjo anije përdorej për transportimin e armëve.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Libi njoftoi se kishte pranuar persona të plagosur nga një anije tregtare e goditur pranë brigjeve të portit. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për të njëjtën anije për të cilën Ukraina ka marrë përgjegjësinë.

Pas sulmeve, Kremlini paralajmëroi për një “përshkallëzim të tensioneve në rajon”, por zyrtarët rusë shmangën komentet e drejtpërdrejta mbi pretendimet për goditjen e anijeve në Libi.

Në një reagim të publikuar të hënën, Zelensky e cilësoi operacionin si një veprim të suksesshëm të forcave ukrainase në përgjigje të agresionit rus.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.