KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ukraina arrin marrëveshje ushtarake me SHBA-në

Ukraina arrin marrëveshje ushtarake me SHBA-në

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një marrëveshje për një plan ushtarak për modernizimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Dokumenti, i koordinuar në nivelin e Shtabeve të Përgjithshme, përcakton mekanizmat e mbështetjes, furnizimit dhe përputhshmërisë, në një moment kur Ukraina kërkon garanci të forta sigurie pasluftës, shkruan Kyiv Post.

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Andrii Hnatov, konfirmoi marrëveshjen gjatë një konferencë për shtyp.

“Bashkëpunimi bilateral me Shtetet e Bashkuara u zhvillua në nivelin e Shtabeve të Përgjithshme. Është dakordësuar një dokument ushtarak që përbëhet nga katër pjesë”, deklaroi Hnatov.

“Të gjitha këto pjesë lidhen me mënyrën se si do të ofrohet mbështetje për Ukrainën dhe Forcat e Armatosura të saj, si do të kryhet furnizimi dhe modernizimi i tyre, si dhe si do të monitorohet përputhshmëria me marrëveshjet dhe reagimi në rast të moszbatimit të tyre”, shtoi ai.

Ukraina prej kohësh ka kërkuar nga aleatët e saj një mekanizëm efektiv për modernizimin pasluftës të ushtrisë së saj, si dhe garanci të forta sigurie në rast të një agresioni të ri rus.

Ndryshe, gjatë fjalimit të Vitit të Ri, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se “marrëveshja e paqes është 90 për qind gati”, ndërsa 10 për qind e mbetur lidhet me çështjet territoriale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.