KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Uji nuk funksionon me ‘seen’ e as me premtime”, KRU Prishtina i dërgon mesazh konsumatorit i cili ka borxh mbi 2 mijë euro

“Uji nuk funksionon me ‘seen’ e as me premtime”, KRU Prishtina i dërgon mesazh konsumatorit i cili ka borxh mbi 2 mijë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a bën të ditur se një qytetar nuk ka paguar faturat e ujësjellësit për një kohë të gjatë.

Sipas njoftimit thuhet se banori i rrugës “Hetem Selmani” ka vendosur ta sfidojë ujësjellësin duke mos paguar faturat, borxhi së cilit ka arritur shifrën 2,700 euro.

KRU “Prishtina” thotë se ky rast do të kaloj në presion të parakohshëm,kush e njeh pronarin, le t’i tregojë se uji nuk funksionon me “seen”, as me premtime, por me pagesa.

“Banori i Rrugës ‘Hetem Selmani’ ka vendosur ta sfidojë ujësjellësin dhe faturat për një kohë të gjatë. Pas një beteje epike që zgjati me vite, rezultati momental është: Borxhi për ujë: 2,770 euro. Për shkak të këtij rekordi mbresëlënës, lidhja me sistemin publik të ujësjellësit do të kalojë në pension të parakohshëm. Rubineti mund të vazhdojë të hapet me shpresë, por uji ka njoftuar se nuk do të paraqitet në punë derisa të kryhen obligimet. Kush e njeh pronarin, le t’i tregojë se uji nuk funksionon me “seen”, as me premtime, por me pagesa”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.