KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Uji në Tetovë është i sigurt për pije

Uji në Tetovë është i sigurt për pije

NPK “Sharri” njofton se uji në qytetin e Tetovës është i sigurt për pije.

“Pas analizave të kryera nga ana e Institutit të Shëndetit Publik – Qendra për Shëndet Publik Tetovë, rezultatet laboratorike kanë konfirmuar se uji nga rrjeti i furnizimit me ujë në qytetin e Tetovës i plotëson kriteret e nevojshme të cilësisë dhe mund të përdoret për pije.

Nga rezultatet e analizave të realizuara, parametrat mikrobiologjikë dhe fiziko-kimikë janë brenda vlerave të lejuara sipas standardeve për ujë të pijshëm.NPK “Sharri” Tetovë vazhdon me monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe angazhimin për të siguruar furnizim të sigurt dhe cilësor për të gjithë qytetarët.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin tuaj”, njoftojnë nga NPK “Sharri”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.