KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U tha se nuk ishte e pranishme në “Marshin për Liri”, reagon Leonora Jakupi

U tha se nuk ishte e pranishme në “Marshin për Liri”, reagon Leonora Jakupi

Pas komenteve në rrjetet sociale dhe raportimeve se nuk ishte parë në Marshin e mbajtur në Prishtinë, Leonora Jakupi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

Këngëtarja ka bërë të qartë se ka qenë e pranishme në protestë, teksa sot ndodhet jashtë Kosovës, ku po shijon disa ditë pushimi.

Duke iu drejtuar me ironi mediave, Leonora ka sqaruar edhe se kur do të rikthehet në kryeqytet.

Foto: Instagram

“Media të dashura, dje në protestë, sot në pushim, më 16 në Prishtinë! A keni nevojë për më shumë info?”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Me këtë reagim, këngëtarja duket se ka dashur t’u japë fund paqartësive rreth pranisë së saj në Marsh, duke theksuar se pas pjesëmarrjes në protestë ka zgjedhur të largohet për pak ditë.

Më 12 shtator ndërkohë në Prishtinë u zhvillua “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sheshet e Prishtinës kanë qenë të mbushur me njerëz, ku pati edhe fjalime e performanca nga artistë të njohur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.