Pas publikimit në internet të pamjeve intime, aktorja Monika Lubonja ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kompozitorit Adrian Hila.
Sipas dokumentit të publikuar nga vetë aktorja, ajo i është drejtuar organeve të drejtësisë me një kallëzim penal për veprat “Fyerja” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, të parashikuara në Kodin Penal.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Monika Lubonja, e cila ka folur për herë të parë publikisht lidhur me rastin. Ajo ka deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni për filmimet.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, aktorja ka ndarë edhe dokumentin përkatës, përmes të cilit dëshmohet se ka ndërmarrë veprime ligjore lidhur me rastin.
“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje se ciles i eshte shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj. Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime”.
“Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim tё filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem per dashurine që kam dhenë. Më dhemb që besimi im eshtë kthyer në armë kundër meje”.
“I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund”, deklaroi mes tjerash aktorja.