KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U prezantua rrejshëm si agjent i AKI-së, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

U prezantua rrejshëm si agjent i AKI-së, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se është prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe u ka kërkuar qytetarëve para në këmbim të punësimit në këtë institucion.

Sipas Policisë, hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë zhvilluar hetime lidhur me rastin e dyshuar të mashtrimit, të raportuar në tetor të këtij viti.

Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive, sot është arrestuar i dyshuari me inicialet D.N.

Ai dyshohet se nga fillimi i vitit 2025 deri në raportimin e rastit është paraqitur rrejshëm si punonjës i AKI-së, duke u kërkuar qytetarëve shuma të ndryshme parash në këmbim të premtimeve për punësim në këtë institucion.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj personave që pretendojnë se mundësojnë punësim në institucione publike në këmbim të parave dhe që rastet e tilla t’i raportojnë në polici.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.