KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

U plagos para 10 muajsh, largohet  plumbi nga mushkëria e një 28 vjeçari në QKUK

U plagos para 10 muajsh, largohet  plumbi nga mushkëria e një 28 vjeçari në QKUK

Një person i moshës 28 vjeçare i plagosur para 10 muajsh, tek i cili kishte mbetur një plumb në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë, është trajtuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale përmes një ndërhyrjeje moderne kirurgjikale.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e QKUK-së në rrjetin social në Facebook.

Sipas njoftimit ekipi mjekësor ka realizuar heqjen e trupit të huaj duke përdorur metodën bashkëkohore VATS-Uniportal (Video Assisted Thoracic Surgery – Uniportal), një teknikë minimale invazive që mundëson trajtim më të sigurt dhe rikuperim më të shpejtë për pacientin.

“Ndërhyrja është kryer me sukses të plotë, duke evituar komplikacionet e mundshme dhe duke ruajtur funksionin e mushkërisë. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon rikuperimin pas operacionit. Kjo arritje dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor për aplikimin e metodave më të avancuara në trajtimin e pacientëve, si dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në QKUK”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.