KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

U përpoqën të ndalonin aeroplanin në Moskë, po vonoheshin për një dasmë në Turqi

U përpoqën të ndalonin aeroplanin në Moskë, po vonoheshin për një dasmë në Turqi

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ku disa gra u përpoqën të ndalonin një avion pasi rrezikonin të humbnin fluturimin drejt Turqisë.

Më vonë, njëra prej tyre shpjegoi se arsyeja ishte një dasmë që do të mbahej në Bodrum.

Gratë po përpiqeshin të arrinin në kohë për ceremoninë, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme pasi bëhej fjalë për dasmën e motrës së njërës prej tyre.

Megjithatë, përpjekja për ta ndalur avionin nuk pati sukses. Aeroplani u nis pa to, ndërsa gratë u ndaluan nga autoritetet e aeroportit.

Në fund, ato nuk arritën të merrnin pjesë në dasmën në Turqi dhe u përballën edhe me gjoba për incidentin në aeroport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.