KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U paraqit vullnetarisht, Specialja ndalon një të dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

U paraqit vullnetarisht, Specialja ndalon një të dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se personi me inicialet S.D. është paraqitur sot vullnetarisht në Policinë e Kosovës në Prishtinë, në lidhje me rastin që është duke u hetuar, të njohur si “Laboratori ‘25”.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me aktvendim të prokurorit special, ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për shkak të dyshimit për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, Falsifikimi i dokumentit”.

Hetimet lidhur me rastin “Laboratori ‘25”, janë në zhvillim dhe Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjet në fuqi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.