Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote

    June 23, 2026

    Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L

    June 23, 2026

    Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote
    • Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L
    • Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin
    • Si ta bëni prekjen intime më të këndshme: Këshillat që ekspertët i konsiderojnë më të rëndësishme
    • How long will this heat wave last?
    • Sa do të zgjasë kjo valë e të nxehtit?
    • Shumë prej legjendave e përmendën emrin e tij – por kush është lojtari më i mirë i Zvicrës sipas Granit Xhakës
    • “Ju ftoj për durim”, Abdixhiku reagon sërish mes kërkesave për dorëheqje
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, June 24
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » U mbajt Mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Naim Krasniqi

    U mbajt Mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Naim Krasniqi

    korrektpressBy korrektpressMarch 6, 2026 Edmond hajrizi 3 Mins Read
    U mbajt Mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Naim Krasniqi
    U mbajt Mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Naim Krasniqi
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, u mbajt Mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit të ndjerë Naim Krasniqi, duke bërë bashkë familjarë, kolegë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të institucioneve për të kujtuar kontributin e tij të çmuar akademik dhe profesional.

    Ceremonia u hap me fjalën e Rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili theksoi se profesor Naim Krasniqi do të kujtohet si një akademik i përkushtuar dhe një njeri me integritet të lartë, i cili kontribuoi në formimin e shumë gjeneratave të studentëve dhe në zhvillimin e fushës së bujqësisë në vend.

    “Më lejoni që në emër të UBT-së t’ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e profesorit, kolegut, mikut dhe anëtarit të familjes tonë, Naim Krasniqit. Personalisht ka qenë një befasi, ishte diçka e papritur sepse vërtet me Naimin kemi pasur shumë punë për të bërë; ishte vetëm fillimi i një angazhimi që kishim nisur bashkë”, u shpreh Rektori Hajrizi.

    Rektori Hajrizi nënvizoi gjithashtu se profesori Krasniqi ishte një shtyllë në rritjen e institucionit. “Naimi ka qenë pjesë e ndërtimit institucional dhe pjesë e historisë së UBT-së, me fokus të veçantë te Fakulteti i Ushqimit dhe ai i Agrokulturës. Arsyeja pse e integruam në strukturën tonë ishte pikerisht kompetenca e tij e lartë profesionale”, tha ai.

    Ndërsa, Prof.dr. Kujtim Lepaja, shok dhe koleg i të ndjerit mes së gjithash u shpreh se profesori i ndjerë ishte “agronom që i dha shpirt bujqësisë”.

    Prof.dr. Kujtim Lepaja theksoi: “I rritur në një familje me traditë intelektuale dhe atdhedashëse, ai arriti të bëhej një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës në terren”, tha ai.

    Eksperienca e Naim Krasniqit ishte e gjerë dhe ndërkombëtare. Pasi përfundoi studimet universitare në vitin 2005, ai u specializua në Institutin Agronomik Mesdhetar në Bari të Italisë gjatë viteve 2010-2012.

    Nga viti 2018, ai u bë pjesë e pandarë e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT. Përveç auditoreve, profesori la gjurmë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit përmes angazhimit të tij si Menaxher i Përgjithshëm në Fondacionin AgroDev dhe bashkëpunimit me organizata si USAID, ku shërbeu në programe për mundësi të reja për fermerë, si dhe në Shoqatën Nacionale “Mjedra e Kosovës” si Sekretar Gjeneral i saj.

    “Humbja e tij lë një boshllëk të madh në komunitetin akademik dhe shoqëror, por gjithashtu na kujton trashëgiminë e pavdekshme që ka lënë pas”, tha mes tjerash gjatë përkujtimit dekani Feka.

    Në anën tjetër, profesori i Fakultetit të Bujqësisë në UP, Imer Rusinovci, dajë i të ndjerit, e pati të vështirë të mbante fjalimin mes dhimbjes së madhe, duke kujtuar natyrën e tij fisnike: “Sot fjala është e rëndë, ka ditë kur fjala mezi del nga goja sepse dhemb shpirti. Naimi ishte një specialist i vërtetë, bashkëshort dhe babë i vërtetë; ishte dritë për familjen dhe udhërrëfyes për studentët. Naimi u rrit pa babanë e tij Ibrahimin, i cili ra dëshmor i kombit. Nipi im më i mirë vdiq në moshën vetëm 40 vjeç e gjysmë, në kulmin e jetës”, tha dr. Rusinovci.

    Ndarja nga jeta e profesor Naim Krasniqit konsiderohet një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për të gjithë sektorin e bujqësisë në Kosovë, të cilit ai i shërbeu me devotshmëri deri në momentet e fundit.

    Në emër të familjes foli Rina Krasniqi, si dhe djali i të ndjerit, Nektar Krasniqi.

    TË TJERA

    UBT do të organizojë forum akademik të veçantë në Kosovë në nder të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    UBT hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/27

    Diplomojnë maturantët e UBT International Smart Schools

    Kampionia olimpike, Distria Krasniqi diplomohet në Fakultetin e Shkencave të Sportit në UBT

    Hajrizi tregon rrugëtimin e UBT-së: Nga Kosova e pasluftës në mesin e më të mirëve në botë

    Hajrizi: AI nuk do ta zëvendësojë profesorin, por do ta ndihmojë studentin

    UBT po zhvillon “Virtual Campus”, Hajrizi: Arsimi tradicional nuk mjafton vetëm

    LEXO GJITHASHTU

    Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote

    June 23, 2026

    Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L

    June 23, 2026

    Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin

    June 23, 2026

    Si ta bëni prekjen intime më të këndshme: Këshillat që ekspertët i konsiderojnë më të rëndësishme

    June 23, 2026
    TË TJERA

    How long will this heat wave last?

    June 23, 2026

    Sa do të zgjasë kjo valë e të nxehtit?

    June 23, 2026

    Shumë prej legjendave e përmendën emrin e tij – por kush është lojtari më i mirë i Zvicrës sipas Granit Xhakës

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.