Qindra njerëz u mblodhën në stadiumin ‘Wembley’ në Londër të Britanisë së Madhe të shtunën në mbrëmje për një iftar të hapur në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Rreth 1.000 persona u mblodhën në iftarin e organizuar nga organizata humanitare fituese e çmimeve ‘Ramadan Tent Project’ e themeluar në vitin 2013.
Në iftar morën pjesë ambasadori turk në Britani, Osman Koray Ertas dhe kryebashkiaku i Brentit, Abdi Aden.
Ertas vlerësoi iftaret e hapura, duke thënë se projekti dërgon një mesazh respekti për diversitetin.
Iftaret e hapura u mbajtën në stadiume të ndryshme të klubeve të futbollit të Premier Ligës gjatë Ramazanit, përfshirë Chelsea, Aston Villa dhe Brighton & Hove Albion.
Muaji i Ramazanit filloi më 23 mars ndërsa më 21 prill është dita e parë e festës së Fitër Bajramit.