KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U kap me drogë, aktorja e njohur turke Hande Erçel jep dëshminë përpara prokurorisë – autoritetet i kryejnë analizat e gjakut

U kap me drogë, aktorja e njohur turke Hande Erçel jep dëshminë përpara prokurorisë – autoritetet i kryejnë analizat e gjakut

Aktorja e njohur turke Hande Erçel është përfshirë në një hetim të autoriteteve turke lidhur me një rast të dyshuar për lëndë narkotike. Sipas raportimeve, asaj i ishte lëshuar një urdhër ndalimi, pas së cilës ajo u kthye në Stamboll dhe u paraqit në Gjykatën e Çaglajanit për të dhënë dëshminë e saj para prokurorit.

Pas përfundimit të procedurës, aktorja u dërgua në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore (ATK), ku iu nënshtrua analizave toksikologjike. Burimet bëjnë të ditur se autoritetet morën mostra gjaku dhe flokësh, në kuadër të hetimit që po zhvillohet nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit.

Hetimi përfshin gjithsej 16 persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë poseduar lëndë narkotike për përdorim personal ose kanë lehtësuar përdorimin e tyre.

Sipas raportimeve, në mesin e të ndaluarve janë edhe disa figura të njohura publike në Turqi, përfshirë ish-presidentin e Beşiktaş, Fikret Orman, ish-presidentin e Galatasaray, Burak Elmas, biznesmenët Hakan Sabancı dhe Kerim Sabancı, modelen Didem Soydan si dhe moderatoren Güzide Duran.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur që disa prej të dyshuarve, përfshirë Koray Serenli, Onur Talay, Sezgin Koysuren dhe Mustafa Tari, të mbahen në paraburgim në pritje të gjyqit. Po ashtu, Tugce Ozbudak është vendosur nën kontroll gjyqësor, me ndalim udhëtimi dhe arrest shtëpiak.

Operacioni policor është zhvilluar në 16 lokacione të ndryshme në Stamboll, duke çuar në ndalimin e 14 të dyshuarve, ndërsa për dy persona të tjerë janë lëshuar urdhra arresti. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me detaje të tjera në ditët në vijim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.