KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

U hiqen licencat gjashtë kompanive të cilat kanë prodhuar kanabis për qëllime mjekësore

U hiqen licencat gjashtë kompanive të cilat kanë prodhuar kanabis për qëllime mjekësore

“Gjashtë kompanive u janë hequr licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore”, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, i cili tha se janë gjetur një numër mospërputhjesh në to.

Aliu tha se licencat u janë marrë Alfafam, e cila ishte e përfshirë në kontrabandën e marihuanës në Serbi, pastaj Green Life, CBD Medplant, Life Plant, Atapharm, Cannabidois.

“Vendimet e Qeverisë bazohen në gjetjet e kontrolleve të kryera – magazinim joadekuat i lules së tharë, njoftime jokonsistente në Komision, mosparaqitje e dokumentacionit të plotë për shitje dhe transferim. Përveç kontrolleve të kryera deri më tani në 13 subjekte juridike, kontrolle do të ketë në të 43 subjektet juridike që kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore”, tha Aliu.

Për shkak të mangësive dhe potencialit për abuzime të identifikuara në rregulloret ekzistuese ligjore, Aliu njoftoi zgjidhje të re ligjore që do të miratohet kur të përfundojnë kontrollet në të 43 subjektet juridike.

“Ne kemi zbuluar mangësi në ligj dhe do të kemi një zgjidhje të re ligjore që nuk do të mund të abuzohet. Do t’ua lëmë këtë ekspertëve, por do të kemi një zgjidhje ligjore që do të jetë në përputhje me direktivat e BE-së dhe atë që mungon në terren”, tha Aliu./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.