Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Graçanicë.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 11:11.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij duke e thyer dritaren dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve, ndërsa rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë. /Telegrafi/
