KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

U dënua me katër ndeshje moslojë, Vinicius thyen heshtjen dhe shpërthen ndaj La Ligas

U dënua me katër ndeshje moslojë, Vinicius thyen heshtjen dhe shpërthen ndaj La Ligas

Vinicius Junior ka reaguar ndaj dënimit me katër ndeshje pezullim, të shqiptuar pas ndeshjes së Real Madridit kundër Villarrealit, të cilën madrilenët e fituan me rezultat 1-0.

Sulmuesi brazilian u dënua për shkak se e kapi për flokësh Nathan Saliban gjatë një aksioni sulmues që përfundoi me gol. Pas ndërhyrjes së sistemit VAR, goli u anulua, ndërsa incidenti solli pasoja disiplinore për yllin e Real Madridit.

Vinicius e kritikoi mënyrën dhe kohën kur u komunikua vendimi, duke pretenduar se kishte mundur të njoftohej më herët për dënimin.

“Mendoj se dënimi u komunikua në një moment shumë të keq. Ata e kishin gjithë ditën për ta bërë të ditur vendimin, por unë mora vesh për të vetëm kur arrita në stadium”, deklaroi braziliani.

Ai gjithashtu pretendoi se futbollistët nuk ishin informuar siç duhet për rregullin e ri që lidhet me këtë lloj incidenti.

“Është një rregull i ri dhe zakonisht njerëzit nga La Liga vijnë gjithmonë për të na shpjeguar rregulloret e reja, por këtë rregull specifik nuk na e shpjeguan kurrë”, u shpreh Vinicius.

Në fund, sulmuesi i Real Madridit mohoi se kishte pasur qëllim të ushtronte dhunë ndaj kundërshtarëve, duke u ankuar edhe për mënyrën se si ndëshkohet gjatë ndeshjeve.

“Unë kurrë nuk kam kryer akte dhune ndaj një lojtari tjetër. Më godasin mjaft shpesh, por pothuajse çdo herë jam unë ai që përfundon me karton”, deklaroi Vinicius./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.