KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Turqia nuk stërvit në “Fadil Vokrri” – zbulohet plani i turqve në Prishtinë

Turqia nuk stërvit në “Fadil Vokrri” – zbulohet plani i turqve në Prishtinë

Federata e Futbollit e Turqisë ka publikuar programin zyrtar të ekipit të tyre për ndeshjen ndaj Kosovës, me turqit që kanë vendosur të mos bëjnë stërvitje në “Fadil Vokrri”.

Të hënën, kombëtarja turke zhvillon stërvitje paradite në qendrën e saj stërvitore, ndërsa më pas udhëton drejt Prishtinës.

Në orën 18:00 është planifikuar një ecje e lojtarëve në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa në 18:15 do të zhvillohet konferenca zyrtare për shtyp, ku do të paraqiten përzgjedhësi Vincenzo Montella dhe një lojtar nga ekipi turk.

Edhe Kosova po ndjek praktikën e zakonshme për ditën para ndeshjes, duke mos stërvitur në stadiumin e ndeshjes, por duke realizuar vetëm një ecje simbolike në fushë – një model që u zbatua edhe në udhëtimet në Lubjljanë dhe Bratislavë.

Takimi mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45 dhe vendos një skuadër për në Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.