KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Turqia lëviz armë të rënda drejt Sirisë – tensionet rriten në veri

Turqia lëviz armë të rënda drejt Sirisë – tensionet rriten në veri

Turqia raportohet se ka nisur gjatë natës dislokimin e armëve të rënda në Siri, nën mbikëqyrjen e shërbimit të saj inteligjent, MİT.

Lëvizja vjen pas sulmeve ajrore izraelite të së hënës ndaj bazës ushtarake Abu al-Duhur, në provincën Idlib, transmeton Telegrafi.

Sipas vëzhguesve të mbrojtjes, Ankaraja po përforcon pozicionet e saj strategjike në territorin sirian, duke synuar njëkohësisht të frenojë çdo përshkallëzim të mundshëm ushtarak.

Ndërkohë, gatishmëria ushtarake në rajon mbetet e lartë, ndërsa përpjekjet diplomatike po monitorojnë nga afër rritjen e pranisë dhe aktivitetit ushtarak në veri të Sirisë.

Lëvizjet e fundit tregojnë se tensionet në terren po rriten, ndërsa Turqia duket se po përgatitet për çdo skenar të mundshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.