KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump zotohet ta largojë kërcënimin rus nga Grenlanda

Trump zotohet ta largojë kërcënimin rus nga Grenlanda

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do të ndërmarrë veprime vendimtare për të eliminuar “kërcënimin rus” në Grenlandë.

“NATO i ka thënë Danimarkës për 20 vjet se ‘duhet ta largoni kërcënimin rus nga Grenlanda’. Fatkeqësisht, Danimarka nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë për këtë. Tani është koha dhe do të bëhet!!!”, shkroi Trump në Truth Social.

Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Trump në një bidesë telefonike diskutuan për situatën e sigurisë në Grenlandë dhe Arktik.

Rutte tha se të dy “do të vazhdojnë të punojnë për këtë” dhe shtoi se “mezi pret ta shoh Trump në Davos më vonë këtë javë”.

Grenlanda, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës, ka tërhequr prej kohësh interesin e SHBA-së për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe burimeve të mëdha minerale si dhe shqetësimeve të supozuara për rritjen e aktivitetit rus dhe kinez.

Në një lëvizje të re, Trump tha se Washingtoni nga 1 shkurti do të vendosë tarifa prej 10% për mallrat nga tetë vende evropiane, përfshirë Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën, duke rritur atë në 25% në qershor, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj kontrollit amerikan të Grenlandës.

Pas njoftimit, tetë vendet evropiane lëshuan deklaratë të përbashkët duke dënuar veprimin e Trumpit dhe duke riafirmuar angazhimin e tyre për sigurinë e Arktikut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.