KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Zëvendëspresidentja venezuelase do të paguajë ‘çmim më të madh se Maduro’ nëse nuk bën ‘atë që është e drejtë’

Trump: Zëvendëspresidentja venezuelase do të paguajë ‘çmim më të madh se Maduro’ nëse nuk bën ‘atë që është e drejtë’

Donald Trump e ka paralajmëruar zëvendëspresidenten dhe presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, kundër sfidimit të SHBA-së.

“Nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, ajo do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro”, tha presidenti amerikan për The Atlantic në një intervistë telefonike këtë mëngjes.

Dje Trump tha se SHBA-të do të donin të “drejtonin” Venezuelën pas kapjes së Nicolas Maduros, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Rodriguez ishte “i gatshëm të bënte atë që mendojmë se është e nevojshme” në një kontrast të dukshëm me fjalimin sfidues që ajo mbajti menjëherë pas kësaj.

Në intervistë, Trump tregoi se e konsideronte ndryshimin e regjimit një qëllim legjitim, pas kundërshtimit nga pjesë të së djathtës amerikane që janë kritike ndaj ndërhyrjeve të huaja.

“E dini, rindërtimi atje dhe ndryshimi i regjimit, sido që të doni ta quani, është më mirë se ajo që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq”, tha ai.

Trump shtoi se Venezuela mund të mos jetë vendi i fundit ku SHBA-të mund të ndërhyjnë.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën, absolutisht”, tha ai, duke vënë në dukje se ishulli, i cili i përket Danimarkës, ishte “i rrethuar nga anije ruse dhe kineze”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.