Close Menu
    What's Hot

    I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë

    December 19, 2025

    Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes

    December 19, 2025

    Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë
    • Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes
    • Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme
    • Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off
    • Ministri amerikan i Luftës: Shumë të rinj sot janë tepër mbipeshë dhe të paarsimuar për t’iu bashkuar ushtrisë
    • Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit
    • Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit
    • Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Donald trump

    Trump urdhëron bllokimin e tankerëve të naftës të sanksionuara brenda dhe jashtë Venezuelës

    korrektpressBy korrektpressDecember 17, 2025 Donald trump 3 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po urdhëron një bllokadë “totale dhe të plotë” të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

    Në një postim në Truth Social, ai tha se qeveria e udhëheqësit venezuelas, Nicolás Maduro, ishte përcaktuar si një organizatë terroriste e huaj dhe e akuzoi atë për vjedhjen e aseteve amerikane, si dhe për “terrorizëm, kontrabandë droge dhe trafikim qeniesh njerëzore”, transmeton Telegrafi.

    “Prandaj, sot, po urdhëroj njw bllokadw totale dhe tw plotw tw tw gjitha cisternave tw snaksionuara nafte qw hyjnw dhe dalin nga Venezuela”, shtoi ai.

    Vërejtjet e tij erdhën një javë pasi SHBA-të sekuestruan një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës. Në një deklaratë, qeveria e Venezuelës tha se hodhi poshtë “kërcënimin grotesk” të Trump.

    Në postimin e tij, Trump tha se Venezuela ishte “plotësisht e rrethuar nga armata më e madhe e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut”.

    Ai shtoi se ajo “vetëm do të bëhet më e madhe” dhe “do të jetë si asgjë që ata kanë parë ndonjëherë më parë”.

    Trump akuzoi gjithashtu qeverinë e Maduros për përdorimin e naftës së vjedhur për të “financuar veten, terrorizmin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjen dhe rrëmbimin”.

    Administrata Trump e ka akuzuar vazhdimisht Venezuelën për kontrabandë droge, dhe që nga shtatori ushtria amerikane ka vrarë të paktën 90 persona në sulme ndaj anijeve që pretendonte se transportonin fentanil dhe droga të tjera të paligjshme në SHBA.

    Në muajt e fundit, SHBA-të kanë zhvendosur gjithashtu anije luftarake në rajon.

    Venezuela – shtëpia e disa prej rezervave më të mëdha të provuara të naftës në botë – nga ana tjetër ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të vjedhë burimet e saj.

    SHBA-të, nën drejtimin e Trump dhe ish-presidentit Joe Biden, kanë kundërshtuar qeverinë e Maduros për vite me radhë dhe kanë bërë presion që ai të largohet duke vendosur sanksione të rrepta.

    Javën e kaluar, SHBA-të vendosën sanksione të reja ndaj gjashtë anijeve të tjera që thanë se transportonin naftë venezuelase.

    Sanksionet u vendosën gjithashtu ndaj disa të afërmve të presidentit Maduro dhe ndaj bizneseve të lidhura me atë, që SHBA-të e quajtën regjimin e tij të paligjshëm.

    Një ditë më parë, SHBA-të thanë se kishin sekuestruar një anije cisternë në brigjet e Venezuelës.

    Shtëpia e Bardhë tha se anija e sekuestruar, e quajtur Skipper, ishte përfshirë në “transportin e paligjshëm të naftës” dhe do të dërgohej në një port amerikan.

    Qeveria e Venezuelës e denoncoi sekuestrimin, me Maduron që tha se SHBA-të “rrëmbyen ekuipazhin” dhe “vodhën” anijen.

    SHBA-të kishin ndërtuar praninë e tyre ushtarake në Detin e Karaibeve, i cili kufizohet me Venezuelën në veri, në ditët para bastisjes.

    Në të u përfshinë mijëra trupa dhe USS Gerald Ford – transportuesi më i madh i aeroplanëve në botë – i pozicionuar në distancë goditjeje nga Venezuela.

    Kongresmeni Joaquin Castro, një demokrat që përfaqëson Teksasin, tha se “bllokada detare e Trump është padyshim një akt lufte”.

    Ai shtoi se ligjvënësit amerikanë do të votojnë të enjten për një rezolutë “që i drejton presidentit t’i japë fund armiqësive me Venezuelën”. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Ministri amerikan i Luftës: Shumë të rinj sot janë tepër mbipeshë dhe të paarsimuar për t’iu bashkuar ushtrisë

    Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

    Publikohen fotografi të reja nga prona e Epsteinit – pedofili i ndjerë shihet edhe në krah të Lajçakut

    Publikohen fotografi të reja nga prona e pedofilit të ndjerë Epstein

    Zelensky: Biden më tha se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO

    Ushtria amerikane sulmon një tjetër anije narkokartelësh në Paqësor, katër të vdekur

    Raketa dhe dronë vetëvrasës, SHBA dhe Tajvani njoftojnë një nga marrëveshjet më të mëdha të armëve ndonjëherë

    LEXO GJITHASHTU

    I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë

    December 19, 2025

    Euforia festive dhe shëndeti i zemrës: 4 arsye pse duhet të tregoni kujdes

    December 19, 2025

    Timothee Chalamet pohon se është stërvitur shtatë vjet në ping-pong për rolin e tij në filmin Marty Supreme

    December 18, 2025

    Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Ministri amerikan i Luftës: Shumë të rinj sot janë tepër mbipeshë dhe të paarsimuar për t’iu bashkuar ushtrisë

    December 18, 2025

    Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

    December 18, 2025

    Emini nga “Octopus”: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.