KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump thotë se është gati të takohet me Putinin dhe Xi-në në Kinë

Trump thotë se është gati të takohet me Putinin dhe Xi-në në Kinë

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se është i gatshëm të ulet në tryezë me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping në Kinë muajin e ardhshëm, duke konfirmuar raportimet e mediave se tre liderët mund të takohen në margjinat e një samiti të rajonit Azi-Paqësor në Shenzhen, muajin e ardhshëm.

Trump u shpreh se një samit i tillë do të përqendrohej te denuklearizimi, por mund të prekte edhe çështjen e luftës në Ukrainë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të bashkohej me Putinin dhe Xi-n për të diskutuar mbi Ukrainën, Trump e minimizoi këtë si pikën kryesore të takimit.

Por kur u pyet sërish nëse çështja e Ukrainës do të diskutohej në takimin me dy liderët e tjerë, Trump tha se do të bënte “gjithçka që mundem për t’i dhënë fund luftës”.

Ndërkohë, Pekini deklaron se nuk ka detaje, ndërsa Kievi këmbëngul për përfshirjen e tij.

Ndërsa më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh: “Duke qenë se të tre krerët e shteteve mund të marrin pjesë në një samit në Kinë, tema e një takimi të tillë hipotetik është përmendur vërtet”.

Grupi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) do të mbajë një samit në qytetin kinez Shenzhen, më 18-19 nëntor.

Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të gjitha anëtare të këtij grupi.

Megjithatë, Peskov shtoi se “nuk është diskutuar apo propozuar nga askush ndonjë propozim apo marrëveshje konkrete, qoftë për vetë takimin, qoftë për agjendën dhe përmbajtjen e tij të mundshme”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, deklaroi se nuk kishte informacione për një takim të mundshëm, ndërsa ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiga, reagoi ashpër ndaj idesë së një takimi ku Kievi nuk do të ishte i pranishëm.

“Një takim trepalësh mes liderëve të Rusisë, Kinës dhe SHBA-së do të sillte vetëm të kundërtën: do ta inkurajonte Putinin të vazhdonte këtë luftë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.