KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: SHBA po merr miliona fuçi nafte nga Venezuela – vlera mbi 5 miliardë dollarë në ditë

Trump: SHBA po merr miliona fuçi nafte nga Venezuela – vlera mbi 5 miliardë dollarë në ditë

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara po marrin “miliona e miliona fuçi nafte”, duke vënë në dukje se importet e naftës kanë arritur nivelin e 50 milionë fuçive në ditë, me një vlerë tregu që kap mbi 5 miliardë dollarë vetëm për një ditë të vetme.

“Anijet më të mëdha në botë mund të transportojnë rreth një milion fuçi”, tha lideri amerikan.

“Por ne kemi 50 milionë fuçi. Mendoni vetëm për këtë sasi”, shtoi ai.

Sipas ekspertëve, kjo tregon shkallën e jashtëzakonshme të operacioneve tregtare të SHBA-së dhe ndikimin e tyre në furnizimin global me naftë.

Lëvizja vjen në një kohë kur çmimet e energjisë dhe stabiliteti i tregjeve janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga investitorët dhe qeveritë e ndryshme.

Ndryshe, Trump ka paralajmëruar se do të ketë investime 100 miliardë dollarëshe në industrinë e Venezuelës pas kapjes së presidentit të vendit, Nicolas Maduros. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.