KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: SHBA po lufton Iranin për të mbrojtur Izraelin, Lindjen e Mesme dhe Perëndimin

Trump: SHBA po lufton Iranin për të mbrojtur Izraelin, Lindjen e Mesme dhe Perëndimin

Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë për përshkallëzimin e ri me Iranin, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po ndërhyjnë jo vetëm për të mbrojtur Izraelin, por edhe për të parandaluar që konflikti të shtrihet drejt Lindjes së Mesme dhe Evropës.

“Po e bëjmë për të ndihmuar Lindjen e Mesme. Po e bëjmë për të ndihmuar Izraelin dhe po e bëjmë për të mbrojtur veten”, deklaroi Trump, transmeton Telegrafi.

Sipas presidentit amerikan, nëse Irani do të shkatërronte Izraelin dhe më pas do të zgjeronte sulmet në rajon, objektivi i radhës mund të ishin vendet evropiane dhe madje edhe qytetet amerikane.

Trump tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara “po ia dalin shumë mirë” në përballjen me Iranin, ndërsa u përpoq të qetësonte publikun izraelit pas përshkallëzimit të fundit.

“Izraeli nuk duhet të shqetësohet. E dini pse? Sepse unë jam president dhe do të kujdesem për Izraelin”, tha ai për transmetuesin izraelit KAN.

Deklaratat vijnë pas rikthimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit, pas një periudhe rreth njëmujore me luftime të kufizuara.

Gjatë fundjavës, SHBA goditi lëshues raketash në ishullin Larak të Iranit, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me sulme raketore ndaj Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Trump ka përsëritur vazhdimisht se siguria e Izraelit është një çështje për të cilën ai mban përgjegjësi personale, duke e paraqitur mbështetjen amerikane për Tel Avivin si një garanci të drejtpërdrejtë.

“Pa mua, nuk do të kishte Izrael”, është shprehur ai në mënyrë të përsëritur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.