KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Putini dëshiron paqe, tani duhet bindur Zelensky

Trump: Putini dëshiron paqe, tani duhet bindur Zelensky

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Vladimir Putin është më i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje paqeje sesa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje më shumë se Zelensky”, u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, Zelensky ka njoftuar për një sulm rus me dron të tipit Shahed ndaj një ndërtese të lartë banimi në Kiev, ku, sipas tij, janë raportuar dy viktima.

“Rusët vazhdojnë fushatën e tyre të terrorit kundër popullit tonë, duke goditur ndërtesa banimi dhe duke shkaktuar viktima”, deklaroi Zelensky.

“Rusia goditi një ndërtesë të lartë banimi në Kiev me një dron Shahed. Deri më tani raportohen dy viktima”, shtoi ai në një postim në rrjetin social X. /rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.