KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump ‘po e shqyrton më seriozisht’ rifillimin e operacioneve luftarake kundër Iranit

Trump ‘po e shqyrton më seriozisht’ rifillimin e operacioneve luftarake kundër Iranit

Donald Trump po e shqyrton më seriozisht rifillimin e operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit tani sesa në çdo moment tjetër në javët e fundit, sipas një raporti.

Burime i thanë CNN se presidenti amerikan është frustruar me mënyrën se si Irani po i trajton negociatat, si dhe me ndikimin e bllokadës së vazhdueshme në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Telegrafi.

Trump u tha dje gazetarëve se një propozim nga Teherani për t’i dhënë fund luftës ishte “i pavlerë” dhe “budallallëk”, duke shtuar se ai “as nuk e kishte mbaruar së lexuari atë”.

CNN citon burimet e saj të kenë thënë se propozimi i fundit i Iranit ka bërë që zyrtarët të vënë në pikëpyetje nëse Teherani është i gatshëm të marrë një pozicion serioz negociues.

Rrjeti raporton një përçarje në administratën Trump se si të ecë përpara, me disa zyrtarë që argumentojnë për një qasje më agresive dhe të tjerë që besojnë se diplomacia është ende opsioni më i mirë.

Një vendim se si të veprohet nuk ka gjasa të merret para udhëtimit të Trump në Pekin, thanë burimet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.