KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump pezulloi sanksionet e fuqishme ndaj Rusisë, reagoi Zelensky

Trump pezulloi sanksionet e fuqishme ndaj Rusisë, reagoi Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për vendimin për të mos zbatuar masat e parashikuara në Aktin e Lindsey Grahamit, i cili synonte të ushtronte presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur, sipas Zelenskyt, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

Ai shprehu keqardhje për qëndrimin e Uashingtonit, duke vlerësuar se moszbatimi i masave të tilla dobëson presionin ndaj Moskës.

“Nuk duhet të dorëzohemi, por duhet të përpiqemi t’i japim fund luftës”, deklaroi lideri ukrainas.

Zelensky theksoi se synimi duhet të jetë përfundimi i konfliktit, e jo krijimi i kushteve që presidenti rus, Vladimir Putin, të ketë arsye për ta vazhduar atë pafundësisht.

Akti i Lindsey Grahamit lidhet me nismën për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Rusisë, me synimin për ta detyruar Moskën të bëjë hapa drejt përfundimit të luftës.

Ligji, i nënshkruar nga presidenti amerikan në muajin shtator, parashihte tarifa deri në 500 për qind për mallrat ruse, si dhe tarifa prej 100 për qind për produktet nga vendet që janë ndër pesë blerësit më të mëdhenj të naftës dhe gazit rus. Ato synonin gjithashtu vendet që ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet ndërkombëtare.

Pezullimi do të mbetet në fuqi derisa presidenti dhe sekretari amerikan i Shtetit, në konsultim me sekretarin e Thesarit dhe përfaqësuesin amerikan për tregtinë, të vendosin se masat duhet të zbatohen. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.