KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri amerikan në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, të publikuar të martën, më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, Bogachek, nga Florida, është nominuar për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Nomimin e tij Trump ia ka përcjellë për shqyrtim Senatit amerikan, i cili duhet ta konfirmojë kandidaturën përpara se Bogachek të marrë zyrtarisht detyrën në Prishtinë.

Ky post ka mbetur pa ambasador të konfirmuar që nga përfundimi i mandatit të Jeff Hovenierit, në fund të vitit 2024. Ndërkohë, Ambasada amerikane në Prishtinë është udhëhequr nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.