KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Trump mungon në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës në SHBA

Trump mungon në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës që do të zhvillohet në SHBA midis SHBA-së dhe Paraguait të premten në Los Angeles.

Është një mungesë e dukshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara nisin rolin e tyre si bashkë-organizatore e ngjarjes më të madhe sportive në botë.

Presidenti i Paraguait, Santiago Pena, njoftoi të mërkurën se do të udhëtonte për të parë ndeshjen.

Në vend të kësaj, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të udhëheqë delegacionin zyrtar të SHBA-së në ndeshje, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Vendimi vjen ndërsa administrata po përballet me një sërë sfidash diplomatike dhe logjistike të lidhura me turneun, duke përfshirë çështjet e vizave që prekin disa vende dhe delegacione pjesëmarrëse.

Trump i ka cilësuar vazhdimisht Kupën e Botës dhe Lojërat Olimpike të vitit 2028 si ngjarje ndërkombëtare të rëndësishme që zhvillohen gjatë presidencës së tij, duke i cilësuar ato si mundësi për të shfaqur forcën amerikane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.