KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump kundër zgjatjes së armëpushimit me Iranin

Trump kundër zgjatjes së armëpushimit me Iranin

Donald Trump ka deklaruar se Irani “nuk ka zgjidhje tjetër” përveçse të marrë pjesë në negociata me SHBA-në.

Por, presidenti amerikan tha gjithashtu se të dyja palët nuk kanë shumë kohë, pasi ai nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin e përkohshëm përtej afatit aktual – duke preferuar në vend të kësaj një “marrëveshje përfundimtare”.

Gjatë gjithë ditës ka pasur raportime se JD Vance, zëvendëspresidenti amerikan, ka udhëtuar drejt Islamabadit të Pakistanit për një raund të dytë bisedimesh me Iranin, shkruan skynews.

“Siç thashë dy ditë më parë, kur ata thanë se nuk do të dërgonin dikë, ata do ta dërgojnë. Nuk kanë zgjidhje tjetër veçse ta dërgojnë. Ajo që mendoj është se do të përfundojmë me një marrëveshje të shkëlqyer”, deklaroi ai.

Trump foli pasi pati raportime se Irani kishte konfirmuar dërgimin e një delegacioni gjersa ka qenë i rezervuar edhe për vazhdimin e negociatave.

Lideri amerikan përsëriti disa nga pretendimet e tij të zakonshme lidhur me luftën gjatë një bisede telefonike me CNBC, përfshirë se SHBA-ja kishte shkatërruar ushtrinë, marinën dhe udhëheqjen e Iranit – duke pranuar se kjo e fundit “i ndërlikon gjërat në një farë mënyre”.

Trump gjithashtu tha se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin “nuk dua ta bëj këtë, nuk kemi aq shumë kohë derisa të dyja palët të arrijnë atje”.

Ndryshe, Pakistani është bërë shtet kyç mes SHBA-së dhe Iranit, duke ndërmjetësuar negociatat dhe armëpushimin aktual. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.