KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Kuba dëshiron të arrijë një marrëveshje

Trump: Kuba dëshiron të arrijë një marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Kuba dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe po negocion me të dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Duke folur në takimin “Mburoja e Amerikave” të liderëve të Amerikës Latine në Miami të Floridës, Trump tha se Kuba ishte “në fund të rrugës”.

“Ata duan të negociojnë dhe po negociojnë me Rubion, mua dhe disa të tjerë, dhe mendoj se një marrëveshje do të arrihej shumë lehtë me Kubën”, deklaroi Trump.

Ndryshe, Trump tha dje në një intervistë me CNN se ishte i bindur se Kuba ishte në prag të kolapsit.

“Kuba, meqë ra fjala, do të bjerë së shpejti”, theksoi ai, duke lavdëruar sukseset ushtarake të Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit të tij të dytë.

Por, deklarata të tilla nga Trump nuk janë të reja.

Që në fund të janarit, ai tha se “Kuba është me të vërtetë një komb që është shumë pranë kolapsit”.

Ai tha gjithashtu se vendi i Karaibeve merrte para dhe naftë nga Venezuela, por se kjo nuk është më e mundur pas ndërhyrjes së SHBA-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.