KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump kërcënon goditjen e objektit bërthamor në Iran

Trump kërcënon goditjen e objektit bërthamor në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Irani mund të ketë zhvendosur rezervat e tij me uranium të pasuruar në një objekt tjetër në zonën e Natanzit, por theksoi se SHBA-ja nuk ka konfirmim zyrtar për këtë.

Duke komentuar raportimet e mediave amerikane se materiali bërthamor iranian mund të jetë transferuar në një vend të njohur si Mali Pickaxe, Trump tha se ekziston mundësia që kjo të ketë ndodhur.

“Unë mendoj se mund ta kenë bërë. Nuk e kemi të regjistruar si fakt të konfirmuar”, u shpreh ai, shkruan skynews.

Çështja e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit është kthyer në një nga pikat më të ndjeshme të përplasjes mes Teheranit dhe kundërshtarëve të tij.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, Izraeli beson se ka identifikuar vendndodhjen e mijëra centrifugave iraniane për pasurimin e uraniumit.

Trump paralajmëroi gjithashtu se zona mund të jetë objektiv i një sulmi të mundshëm amerikan.

“Do ta godasim atë zonë shumë shpejt dhe nuk ka asgjë që ata mund të bëjnë për këtë”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklaratat vijnë në një kohë kur programi bërthamor i Iranit mbetet në qendër të tensioneve ndërkombëtare dhe përplasjeve ushtarake në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.