Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në një video të publikuar në rrjete sociale se ka ndikim të madh në TikTok.
“Dëgjoj shumë për TikTok-un dhe gjithë ndikimin që kanë, si është i padrejtë dhe si është kështu e ashtu. Por ja ku është problemi i vetëm: Unë jam numri një në TikTok. A mund ta besoni? Unë jam numri një”, tha Trump.
Ai thotë se videot e tij shihen nga “miliarda e miliarda njerëz” dhe argumentoi se kjo tregon se ai ka ndikim të madh në platformë.
Në fund të videos, ai bën thirrje kundër asaj që e quajti “komunizëm”.
Deklarata vjen ndërsa debati në SHBA për sigurinë dhe pronësinë e TikTok-ut ka qenë në qendër të vëmendjes politike, me shqetësime të ngritura nga zyrtarë amerikanë për ndikimin e mundshëm të kompanisë mëmë kineze mbi të dhënat dhe përmbajtjen në platformë. /Telegrafi/
