KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se “ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre”.

“Koha është esenciale”, shkroi ai në Truth Social.

Më parë, ai postoi një fotografi me mbishkrimin: “Ishte qetësia para stuhisë”.

Raportet sugjerojnë se SHBA-të dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar.

Ndër tjera, Trump dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, biseduan në telefon më herët sot dhe folën për Iranin, sipas një zyrtari izraelit.

Thirrja telefonike erdhi disa ditë pasi Trump u kthye nga Kina, ku ai dhe presidenti Xi thuhet se diskutuan luftën me Iranin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.