Donald Trump ka thënë se Irani do të “goditet rëndë” sonte dhe nesër.
Ai i bëri këto komente në një intervistë me komentatorin politik konservator Hugh Hewitt, transmeton Telegrafi.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se “Mali i Kazmës” i Iranit do të jetë ndër objektivat.
Trump i tha Hewitt: “Do ta shkatërrojmë Malin Pickaxe. Thuaju iranianëve të jenë gati. Po e vëzhgojmë nga afër [Malin Pickaxe]. Nuk shohim asnjë aktivitet atje. Nuk po shkojnë mirë me situatën e tyre bërthamore”.
“Sa herë që dëgjojmë për këtë, e hedhim në erë. Kështu që nuk u pëlqen të flasin për të. Por ndoshta do ta provojmë Pickaxe-n relativisht shpejt”, shtoi presidenti amerikan. /Telegrafi/
