KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump i thotë Iranit të “kthehet në tryezë” pas sulmeve ndaj Izraelit

Trump i thotë Iranit të “kthehet në tryezë” pas sulmeve ndaj Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Irani duhet të “kthehet në tryezë dhe të bëjë një marrëveshje” pas sulmeve me raketa ndaj Izraelit.

“Sigurisht që nuk do të ndihmojë negociatat”, tha Trump për Fox News.

“Jemi shumë afër. Do të thosha se një marrëveshje do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën e javës së ardhshme. Dhe tani kjo po ndodh”, tha ai.

“Ju keni qëlluar raketat tuaja, mjafton. Kthehuni në tryezë dhe bëni një marrëveshje”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, presidenti i tha Barak Ravid të Axios se do të telefonojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe do t’i thotë të mos sulmojë Iranin si kundërpërgjigje.

Trump i tha gjithashtu Fox News se “nuk ishte i kënaqur” me sulmet e Izraelit në Bejrut të dielën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.