KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump i shfaq në trupat e majmunëve Barack dhe Michelle Obamën

Trump i shfaq në trupat e majmunëve Barack dhe Michelle Obamën

Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi në rrjetin social Truth Social një video me teorinë e komplotit mbi zgjedhjet, ku ish-presidenti, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle janë paraqitur si majmunë, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga demokratët e njohur.

Në fund të videos njëminutëshe, Obamat shfaqen për rreth një sekondë me fytyrat e montuara mbi trupat e majmunëve.

Video gjithashtu përsërit pretendime të pasakta se kompania për numërimin e votave Dominion Voting Systems ndihmoi në vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në dëm të Trumpit.

Gjatë vitit të parë të mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka rritur përdorimin e përmbajtjeve hiperrealiste, por të trilluar vizuale në Truth Social dhe platforma të tjera, shpesh duke lavdëruar veten dhe duke tallur kritikët.

Vitin e kaluar, ai publikoi edhe një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale ku Barack Obama shfaqej duke u arrestuar në Zyrën Ovale dhe më pas prapa hekurave me kostum të portokalltë të burgut.

Më vonë, ai ndau edhe një video AI të liderit të pakicës demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, i cili është afro-amerikan, me mjekra dhe sombrero të rreme. Jeffries e quajti atë postim racist. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.