KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump i kërkon Musk të heqë kufizimet e Starlink për Ukrainën, raporton WSJ

Trump i kërkon Musk të heqë kufizimet e Starlink për Ukrainën, raporton WSJ

Presidenti amerikan Donald Trump e telefonoi Elon Muskun dhe i kërkoi atij të hiqte kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga ana e Ukrainës, raportoi të enjten "Wall Street Journal", duke cituar zyrtarë amerikanë.

Sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas të cituar nga gazeta, sistemi Starlink funksiononte në mënyrë më normale të enjten, pak kohë pas bisedës mes Trumpit dhe Muskut, transmeton Klankosova.tv.

Disa zyrtarë ukrainas i thanë gazetës se sistemi nuk ishte rikthyer në funksionalitet të plotë, por po punonte me shpejtësi më të lartë sesa kur ishte nën kufizime.

Sipas Reuters, Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi më herët të enjten se shpejtësia e Starlink nuk ishte rikthyer për Ukrainën, duke shtuar se shpresonte të zhvillonte bisedime me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në ditët në vijim.

Ukraina e përdor Starlink-un për komunikime në fushën e betejës dhe për operacione me dronë. Kufizimi i shërbimit satelitor pengoi misionet e vendit me dronë – si ato sulmuese, ashtu edhe ato për mbrojtjen ajrore – kundër Rusisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.