Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA përfundon me ceremoni madhështore, ndërsa detajet e bisedimeve të tij me Donald Trump ende nuk janë bërë të plota.
Sipas palës kineze, të dy liderët diskutuan për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Gadishullin Korean, ndërsa çështje si tregtia dhe siguria e Al mbetën në fokus.
Gjatë vizitës, Trump dhe Xi u përpoqën të shfaqnin një marrëdhënie më bashkëpunuese mes dy fuqive ekonomike.
Të premten, Trump e shoqëroi Xi-n në Arkivat Kombëtare të SHBA-së, ku ruhen Deklarata e Pavarësisë e Kushtetuta.
Një mbrëmje më parë, Trump dhe bashkëshortja e tij Melania organizuan një darkë shtetërore për Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij, Peng Liyuan.
Në të morën pjesë disa prej emrave më të fuqishëm të biznesit dhe teknologjisë amerikane.
Mes të ftuarve ishin Jeff Bezos, Elon Musk, Sam Altman, Jensen Huang, Michael Dell dhe Sundar Pichai. Në darkë ishte gjithashtu Bernard Arnault, drejtuesi i LVMH.
Gjatë fjalimit të tij, Trump tha se të dy vendet, pavarësisht sistemeve të ndryshme politike, mund të ndërtojnë një marrëdhënie që sjell prosperitet dhe siguri për brezat e ardhshëm.
Xi, nga ana tjetër, tha se Kina është e angazhuar për “ringjalljen e madhe kombëtare”, ndërsa vlerësoi ambicien e Trump për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.
Trump i dhuroi Xi një statujë të një shqiponje, të cilën tha se ishte dizajnuar në bashkëpunim me Melania Trump. /Telegrafi/