KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump e quan presidentin e Izraelit patetik: Gënjeu për faljen e Netanyahut

Trump e quan presidentin e Izraelit patetik: Gënjeu për faljen e Netanyahut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të ashpër ndaj presidentit izraelit, Isaac Herzog, duke e quajtur atë “të dobët dhe patetik” dhe duke e akuzuar se kishte gënjyer në lidhje me premtimin për të falur kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Ai më tha shumë herë, më shumë se një herë, se do ta falte dhe më gënjeu”, tha Trump, duke shtuar se Herzog “nuk ishte një udhëheqës”.

Ai argumentoi se gjyqi i vazhdueshëm për korrupsion i Netanyahut ishte një shpërqendrim nga përpjekjet e luftës.

“Bibi duhet të përqendrohet te lufta, jo te budallallëqet”, deklaroi Trump.

Bëhet e ditur se presidenti amerikan e ka ngritur vazhdimisht këtë çështje.

Më parë ai e quajti Herzogun “një person të dobët dhe të padobishëm” dhe e akuzoi atë se po e përdor çështjen e faljes si mjet politik.

Një zyrtar i lartë izraelit kundërshtoi deklaratën e Trumpit, duke thënë se Herzog nuk kishte bërë kurrë një premtim të tillë dhe u kishte thënë këshilltarëve të Trumpit se do ta shqyrtonte kërkesën në përputhje me procedurat ligjore.

Ndryshe, Netanyahu përballet me akuza të gjata për korrupsion të brendshëm që lidhen me favore dhe përfitime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.