KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërheqë të gjithë agresionin ushtarak nga territoret evropiane.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se këtë kërkesë ia kishte bërë Putinit gjatë bisedimeve të tyre në Kinë, me shpresën se kjo do të mundësonte arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi se mijëra njerëz po vriten çdo muaj, duke e përshkruar situatën si një “gjakderdhje të plotë”.

“Gjatë bisedave të mia në Kinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kalova shumë kohë duke folur për faktin se do të doja ta shihja presidentin Putin duke i dhënë fund të gjithë agresionit ushtarak kundër territoreve në Evropë, me shpresën se mund të arrihet një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe kjo të ndodhë shpejt”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan iu referua gjithashtu takimit të fundit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në rezidencën e tij Mar-a-Lago, duke e cilësuar atë si një nder.

Deklarata e Trumpit vjen në një kohë kur qëndrimet e tij ndaj luftës në Ukrainë kanë ndryshuar disa herë gjatë mandatit të dytë presidencial.

Në raste të ndryshme, ai ka shprehur mirëkuptim për qëndrimet e Moskës dhe e ka cilësuar Putinin si “mikun tim”, deklaratë për të cilën është kritikuar.

Kësaj radhe, Trump ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus për t’i dhënë fund agresionit ushtarak në Evropë, duke e lidhur këtë me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.